Albin Kurti nuk është thjesht një politikan, por një figurë që nuk mund të krahasohet me asnjë tjetër në skenën politike të Kosovës.
Shkruan POPULLI.mk
Jo se të tjerët nuk kanë pasur mundësi të tregojnë veten, por askush nuk e ka dëshmuar vendosmërinë dhe përkushtimin e tij ndaj shtetit. Ai ka qëndruar i patundur përballë sfidave, duke mos u lëkundur nga presionet e brendshme apo të jashtme. Në një kohë kur politika shpesh shihet si kompromis i pafund, Kurti përfaqëson qëndrimin e palëkundur dhe vizionin e qartë për një Kosovë sovrane dhe të drejtë.
Një nga arritjet më të mëdha të qeverisjes së tij ka qenë rikthimi i Mitrovicës dhe çlirimi i saj nga strukturat kriminale. Për vite me radhë, veriu i Kosovës ishte peng i grupeve mafioze të mbështetura nga Beogradi, por Albin Kurti arriti të shpartallojë këtë rrjet të rrezikshëm dhe t’i japë fund sundimit të frikës.
Me vendosmëri, ai largoi Milan Radojiçiqin dhe të gjithë ata që ishin përfshirë në akte kriminale dhe destabilizuese. Sot, veriu është më i sigurt dhe shqiptarët e ndihen më të lirë falë politikave të tij të guximshme.
Albin Kurti është i pakorruptuar, një lider guximtar dhe trim i pashoq. Ai ka dëshmuar se nuk u përkulet interesave të ngushta dhe nuk ndikohet nga oligarkët e politikës. Simbolizon rezistencën dhe është shembulli i një lideri që nuk tradhton idealet për hir të pushtetit.
Përballë një opozite të fragmentuar dhe të zhytur në kompromiset e vjetra, Vetëvendosja mbetet e vetmja forcë që garanton stabilitet dhe integritet. Rizgjedhja e Kurtit nuk është thjesht një zgjedhje politike, por një domosdoshmëri për të ardhmen e Kosovës.
© POPULLI.mk