11.8 C
Skopje
E martë, 21 Tetor, 2025

Pse Saraji nuk votoi për Blerant Ramadanin? Dyshimet për lojë të brendshme!

Pas rezultateve zgjedhore në Saraj, ku kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, pësoi humbje nga kandidati i VLEN-it, Muhamet Elmazi, po shtohen zërat se prapa dështimit qëndron mungesa e mbështetjes nga vetë strukturat lokale, përfshirë edhe ato të Blerim Bexhetit, informon POPULLI.mk

Sipas burimeve të brendshme në ASH-në e Taravarit, dyshimet janë se Bexheti nuk e mbështeti me forcë kandidatin e përbashkët, madje disa flasin për një “lojë të heshtur” që i hapi rrugë fitores së kundërshtarit.

Kjo humbje, sipas vëzhguesve politikë, ka gjunjëzuar jo vetëm Ramadanin si kandidat, por edhe katër figurat kryesore të bllokut opozitar shqiptar, Ali Ahmetin, Arben Taravarin, Ziadin Selën dhe vetë Blerim Bexhetin. Saraji, që dikur konsiderohej terren i sigurt i Bexhetit, kësaj radhe nuk i dha përkrahjen e pritur kandidatit të mbështetur nga ai.

Burimet brenda Aleancës theksojnë se përgjegjësia për këtë dështim bie mbi votuesit e afërt me Bexhetin, të cilët ose abstenuan, ose nuk mobilizuan strukturat në nivelin e duhur.

Në çdo rast, pasojat politike të kësaj disfate pritet të ndihen gjatë, veçanërisht në marrëdhëniet mes Taravarit dhe Ahmetit, që tashmë duket se po hyjnë në një fazë të ftohtë e plot dyshime. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit