8.8 C
Skopje
E hënë, 10 Shkurt, 2025

PTHP: Ahmeti mund të ftohet për deklaratën mbi Grubin!

Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë së Veriut thotë se autoritetet kanë të drejtë ta ftojnë në bisedë kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, pasi i njëjti së fundmi deklaroi se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi gjendet diku në trevat shqiptare dhe se i njëjti do të kthehet kur të sigurohet që nuk ka drejtësi selektive, përcjell TV21.

“Prokuroria Publike ka lëshuar urdhër për lëshimin e fletarrestimit kombëtar dhe ndërkombëtar për të dyshuarin. Autoritetet vendase dhe ndërkombëtare të ngarkuara me ekzekutimin e këtyre urdhrave kanë të gjithë autoritetin për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të gjurmuar personin, duke përfshirë thirrjen dhe intervistimin e personave të tjerë që mund të kenë ndonjë njohuri për vendndodhjen e të dyshuarit”, thonë nga PTHP.

Të ngjajshme

Të fundit