8.8 C
Skopje
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Putin: Pranova shkëmbimin e Navalnyt me disa të burgosur rus në perëndim!

Vladimir Putin ka zbuluar se ka pasur dakordësi për të shkëmbyer Rivalun e tij Alexei Navalny-t me të burgosur rusë në perëndim, para se opozitari të ndërronte jetë në burg. Putin e zbuloi planin në fjalimin e fitores ku nuk munguan ironitë ndaj SHBA dhe as kërcënimet për një luft të tretë botërore.

Putin ka pretenduar se ka rënë dakord për shkëmbimin e disa të burgosurve, mes të cilëve edhe Navalny pak ditë para vdekjes së tij. Në fjalimin e fitores nuk munguan ironitë ndaj SHBA dhe as kërcënimet për një luftë të tretë botërore.

Në reagimin e parë pas vdekjes së Aleksei Navalny-t, presidenti Vladimir Putin pretendon se kishte rënë dakord me perëndimin për shkëmbimin e disa të burgosurve, mes të cilëve edhe opozitarin rus.

Duke folur në qendër të Moskës pasi rezultatet e e rikonfirmuan në krye të shtetit, Putin tha se njerëz të paidentifikuar bënë një ofertë për të liruar Navalny-n përmes një marrëveshjeje vetëm disa ditë para se të ndërronte jetë.

“Personi që foli me mua nuk e kishte mbaruar fjalinë e tij, kur unë it hash se jam dakord. Por, për fat të keq, ndodhi ajo që ndodhi. Unë rashë dakord me një kusht: që ai të mos kthehet më. Por e tillë është jeta”, tha ai.

Deklaratat e Putinit të dielën u interpretuan nga kritikët e tij si një përpjekje për të distancuar veten nga përfshirja në vdekjen e Navalny.

Aleatët e këtij të fundit, krerët e vendeve perëndimore dhe SHBA kanë akuzuar Putinin për vrasjen e Navalnyt, i cili deklarua i vdekur nga autoritetet në një burg në Arktik muajin e kaluar.

Nga Kremlini, një fakt i tillë është mohuar vazhdimisht.

Madje ai ironizoi demokracinë amerikane, e cila u lexua nga kritikët si një mënyrë për të mbështetur kandidaturën e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA gjatë këtij viti.

Putini hodhi poshtë kritikat ndaj zgjedhjeve në rusi, duke u thënë mbështetësve të tij se ishte “e pritshme”.

“Çfarë donit që të na duartrokisnin? Ata po luftojnë me ne në një konflikt të armatosur … qëllimi i tyre është të frenojnë zhvillimin tonë. Sigurisht që ata janë të gatshëm të thonë çdo gjë”.

Lufta ishte gjithashtu në qendër të fjalimit të tij të fitores, duke thënë se detyra e tij kryesore si president do të ishte përballja në Ukrainë.

Për këtë paralajmëroi se një konflikt Rusi-NATO do të sillte pashmangshmërisht Luftën e Tretë Botërore.

Unë mendoj se nuk ka gjasa që dikush të jetë i interesuar për këtë tha Putin në përmbyllje të fjalës së tij.

Nuk është hera e parë që presidenti rus kërcënon me përshkallëzim të luftës apo përdorim të bombës bërthamore. Nga kritikët është cilësuar si një retorikë politike.

 

Të ngjajshme

Të fundit