31.8 C
Skopje
E enjte, 19 Qershor, 2025

Putin sfidon NATO-n dhe Zelenskyn: Marrëveshje paqeje vetëm me kushte ruse

Në ditën e 1,212 të konfliktit në Ukrainë, Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë sinjale të reja për një mundësi negociatash, por me kushte të qarta.

Gjatë një takimi me drejtuesit e agjencive kryesore ndërkombëtare të lajmeve, shefi i Kremlinit deklaroi se nuk e konsideron riarmatosjen e NATO-s si një kërcënim të drejtpërdrejtë për Rusinë.

Në qendër të vëmendjes ishte edhe gatishmëria e tij për një takim me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, por vetëm në një fazë përfundimtare të negociatave, me qëllimin për të përmbyllur luftën.

Megjithatë, Putin ngriti një çështje delikate përmes një komenti të drejtpërdrejtë: “Pyetja është kush do ta nënshkruajë marrëveshjen”, tha ai, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e Zelensky, mandati i të cilit përfundoi në maj 2024. Për shkak të ligjit ushtarak, zgjedhjet presidenciale në Ukrainë nuk janë mbajtur.

Nga pala ukrainase, tensionet me Moskën vijojnë të rriten edhe përtej kufijve tradicionalë.

Sipas Andriy Chernyak, përfaqësues i Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Rusia po zgjeron prezencën e saj ushtarake në Arktik, një zhvillim që konsiderohet strategjik për kontrollin e zonave me burime natyrore dhe qasje të reja detare.

 

Burimi / Top Channel

Të ngjajshme

Të fundit