11.8 C
Skopje
E shtunë, 6 Dhjetor, 2025

Putin: Vendi im është i gatshëm për luftë bërthamore nga pikëpamja “ushtarako-teknike”

“Nga pikëpamja ushtarako-teknike, sigurisht se jemi gati. Ato (forcat ruse) janë vazhdimisht në gjendje gatishmërie luftarake”, tha presidenti rus Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm për luftë bërthamore nga pikëpamja “ushtarako-teknike”, transmeton Anadolu.

“Nga pikëpamja ushtarako-teknike, sigurisht se jemi gati. Ato (forcat ruse) janë vazhdimisht në gjendje gatishmërie luftarake”, tha Putin gjatë një interviste për kanalin televiziv shtetëror “Rossiya-1”.

Putin theksoi se është një “gjë e pranueshme në përgjithësi” që elementet trevalente të Rusisë, respektivisht toka, deti dhe ajri, janë më moderne se çdo tjetër. Ai tha se vetëm Moska dhe Washingtoni kanë një treshe të tillë.

“Kemi bërë shumë më shumë përparim këtu. E jona është më moderne, me të gjithë komponentët bërthamor. Në përgjithësi, në aspektin e transportuesve dhe ngarkesave, ne përafërsisht kemi barazi, por e jona është më moderne”, tha Putin.

Më tej, presidenti rus tha se SHBA-ja ka plane për të rritur modernitetin e treshes së saj bërthamore, por kjo sipas tij, nuk do të thotë se Washingtoni është gati të nisë luftë bërthamore nesër.

Duke komentuar mundësinë e kryerjes së testeve bërthamore, Putin tha se Moska është e vetëdijshme për shqyrtimin e testeve të tilla nga SHBA-ja bazuar në besimin e disa ekspertëve se nuk mjafton të testohen koka rakete “vetëm në një kompjuter”.

“Nëse ata kryejnë teste të tilla, unë nuk e përjashtoj atë, ajo nuk është e nevojshme, kemi nevojë për të ose jo, ne ende duhet të mendojmë për këtë, por ka mundësi që ne ta bëjmë të njëjtën gjë”, tha ai.

Të ngjajshme

Të fundit