-1.2 C
Skopje
E mërkurë, 21 Shkurt, 2024

Qeveria e lavdëron veten për rritjen e pagave

Qeveria lavdërohet se falë masave të saj, nga muaji gusht paga mesatare në vend është rritur për 11.3%, ose për 3.229 denarë dhe arrin shumën prej 31.871 denarëve. Qeveria thekson rritja e vazhdueshme e pagës mesatare është rezultat i masave dhe politikave ekonomike të zbatuara për rritjen e mesatares dhe pagës minimale, e cila është 18.000 denarë.

Ndërkohë opozita kritikon pushtetin. Sipas kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, paga për qytetarët nuk është arritur aspak, por përkundrazi, ajo është zvogëluar për më shumë se 7%. Kjo sipas Mickoskit për shkak të rritjes së inflacionit, i cili në vendin tonë ka rritje më të madhe në rajon, shkruan Alsat.

Inflacioni në muajin Gusht, muajin të cilin e krahason Kovaçevski, ështlë 18.7% dhe bindshëm është më i larti në rajon, nuk ka shkallë më të lartë të inflacionit. Që do të thotë se nëse paga mesatare është rritur për 11,1 për qind siç thotë Kovaçevski, rritja reale është minus 7,6%. Për shkak se keni inflacion prej 18.7 për qind, ndërsa rritja është shumë më e vogël nga ai inflacion. Dhe ja që të jem më i saktë, qumështi, buka, veza, vaji janë rritur për 18.7 për qind, ndërsa shumën e parave që e ka marrë ai që i blen këto produkte është 11.1. që do të thotë kemi më shumë shpenzime, ndërsa pagë më të vogël, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

[bsa_pro_ad_space id=1]

[bsa_pro_ad_space id=2]

Të ngjajshme

[bsa_pro_ad_space id=2]

[bsa_pro_ad_space id=1]

Të fundit