18.8 C
Skopje
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Qeveria e re nuk do t’bëheshte po të mos ishte “amini” i SHBA-ve!

Si ka mundësi që një parti anti-amerikane të jetë në pushtet me një koalicion i përbërë nga disa parti shqiptare të cilat janë kryekëput pro-amerikane, pro-eurointegrimeve, pro-NATO, pro-fqinjësisë së mirë etj !?

Sot në konferencë për shtyp, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se VMRO-ja është anti-amerikane dhe se këto 8 vite ka bërë luftë kundër shqiptarëve e poashtu edhe në fushatë.

Rikujtojmë se vetëm para disa muajve liderët e koalicionit VLEN, ishin në SHBA dhe kjo ndodhi mu pikërisht para zgjedhjeve presidenciale dhe ato parlamentare. Nuk mund të jetë rastësi që koalicioni VLEN e kishte të qartë se bashkëpunimi do të ndodhte me VMRO-në e Mickoskit dhe se menjëherë pas zgjedhjeve do të fillonin edhe bisedimet për Qeverinë e ardhshme, e kjo nuk mund të ndodhte edhe pa “aminin” e SHBA-ve, s’paku ashtu siq shihet e dihet.

Pra, duke i parë rrethanat se si erdhi deri tek momenti ku të formohet Qeveria e re në RMV përmes VMRO-së, VLEN-it dhe ZNAM-it duhet pak të rikthehemi dhe të shohim se çfarë deputetësh ka Fronti Europian.

Menduh Thaçi, deputet nga radhët e PDSH-së, person në listën e zezë amerikane. Skender Rexhepi Zejd, asnjëherë i ftuar në organizimet dhe asnjëherë pa marrë ftesë nga ambasada e Amerikës. E kësaj liste të zezë pritet t’i shtohen edhe disa emrat tjerë të cilët ambasadorja e SHBA në vend nuk i bëri publike duke thënë se në të ardhmen.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të publikojnë emra të zyrtarëve nga çdo parti, pjesë e qeverisë ose komunitetit të përfshirë në korrupsion të theksuar”, kishte thënë ambasadorja Aggeler. / OPINION

Të ngjajshme

Të fundit