16.8 C
Skopje
E mërkurë, 12 Mars, 2025

Qeveria e RMV miratoi ndryshimet në Ligjin për Media për të përfshirë mediat onllajn

Qeveria, në seancën e saj të 57-të gjatë ditës së martë, miratoi propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për media me të cilat pritet të fuqizohet konkurrenca në hapësirën mediatike dhe të vendosen mediat onllajn në kornizë ligjore.

“Duke pasur parasysh faktin se rezultatet e hulumtimeve të fundit tregojnë se mbi 70 për qind e publikut informohet në internet, duke bërë që mediat onllajn të bëhen një faktor i rëndësishëm në hapësirën mediatike, u shfaq nevoja për përfshirjen e tyre në Ligjin për media. Kjo do të kontribuojë gjithashtu në stimulimin më intensiv të vetërregullimit si një segment i rëndësishëm për punën profesionale të gazetarëve dhe forcimin e konkurrencës në hapësirën mediatike”, bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë.

Ndryshe, portalet informative në internet nuk janë të njohura si media në legjislacionin e Maqedonisë. Po ashtu, nuk është e përcaktuar se çfarë është një portal interneti, megjithëse këto media, herë pas here marrin fonde nga shteti, si për shembull për reklama politike gjatë zgjedhjeve.

 

Burimi / Nistori

Të ngjajshme

Të fundit