14.8 C
Skopje
E mërkurë, 21 Maj, 2025

Qeveria ka rritur të gjitha pensionet për 20%

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kanë marr vendim që nga tetori i këtij viti të rritë të gjitha pensionet për 20 për qind.

“Sot kam kënaqësi të iu jap një lajm të mirë të gjithë pensionistëve. Duke filluar nga ky muaj tetor 2024 do t’i rrisim për 20% të gjitha pensionet: Pensioni bazik i moshës, pensioni kontributppagues i plotë dhe parcial, i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe të rritur, për personat e verbër, për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, pensioni familjar, invalidor i punës dhe pensioni i parakohëshëm për punëtorët e “Trepçës”, ka thënë Kurti.

Ai ka bërë të ditur se nga janari i vitit 2025 do të rriten për 20% edhe pensionet për kategoritë e luftës.

“Familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK, viktimave të dhunës seksuale të luftës, viktimave civile dhe familjeve të tyre. Kjo për arsye se për ndryshimin e këtyre pensioneve duhet të ndryshohet edhe tabela që është pjesë e ligjit si shtojcë. Të këto kategori për familjet e dëshmorëve të UÇK-së dhe të të zhdukurve të UÇK-së që kanë më shumë se një dëshmorë ose të zhdukur do të ndyshohet edhe formula e pensionit duke e rritur pensionin bazë për 50% për çdo dëshmorë apo të zhdukur që ka familja dhe jo të rritet për 10 apo 20 përqind siç ka qenë deri më tani. E njëjta formulë do të përdorët edhe për familjet e viktimave dhe të zhdukurve civilë”, tha Kurti gjatë një konference për media.

 

 

Burimi/21Media

Të ngjajshme

Të fundit