Qeveria në mënyrë të përshpejtuar po e përgatitë terenin për ndryshime kushtetuese. Në javët në vijim dhe muaj, kjo çështje do të aktualizohet në debate me organizatat civile dhe me ekspertë, që do të jetë hyrje në vazhdimin e kësaj procedure brenda Kuvendit, e cila duhet të përfundojë më së voni në nëntor, transmeton Zhurnal.
Zv.kryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, në konferencë për media ku informoi për skriningun e deritanishëm, tha se rëndësia politike e procesit është shumë më e rëndësishme nga vet ndryshimet kushtetuese të një pjese nga preambula dhe në një amandament të komitetit për marrdhënie mes bashkësve. “Këto amandamente kushtetuese kanë rëndësi në dritën jeshile praktike nga Kuvendi për vazhdimin e negociatave me BE-në”, tha Mariçiq.
Euroambasadori David Geer përsëriti se ndryshimet kushtetuese dalin nga obligimi të cilën e mer shteti lidhur me marrdhëniet bilaterale me Bullgarinë, e në korniza të procesit të inkuadrimit drejt BE-së. “Kjo është vendim që duhet ta sjellë shteti, e cila tanimë ka histori të mirë të marrdhënieve të mira fqinjësore, e cila duhet t’i përforcojë edhe më tej, duke mos groposur identitetin e popullit të këtij shteti. Nëse ndryshimet kushteteuse nuk zbatohen, do të vijë deri te një ngecje e procesit, e çfarë do të ndodhte më tej, nuk mund ta them”, tha ambasadori i BE-së në RMV.
Geer konsideron se procesi i skriningut po përparon mirë, por kjo nuk mjafton. Thotë se KE-ja në raportin e fundit ka numëruar një sërë reformaash të cilat duhet të zbatohen që vendi të mund të ecë përpara në rrugën drejt BE-së. “Më me prioritet janë lufta kundër korrupsionit, qeverisja e drejtë, përforcimi i administratës dhe respektimi i të drejtave të njeriut”, thotë ai.
Konsultime
Çështja për ndryshimet kushtetuese është hapur tashmë dhe në periudhën e kaluar kishte konsultime në nivel të ekspertëve, ndërsa u mbajt edhe takim i liderëve në Kuvend.
Një takim i liderëve për momentin nuk është planifikuar, por kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se nëse ka nevojë, atëherë do të caktohet një takim i tillë. Por, sipas tij, deputetët janë zëri i popullit në Kuvend, e përshkak që i thirri që arritjen e qëllimeve të përbashkëta shoqërore dhe kombëtare ta vendosin para atyre politike dhe ideologjike. “Disa vendime duhet t’i sjellim përshkak qytetarëve të RMV-së, e ardhmja e tyre është para të gjitha dallimeve politike dhe ideologjike” tha Kovaçevski.
Dyert janë të hapura për të gjithë
KRyeministri thotë se dyert janë të hapura për të gjitha partitë politike të cilat janë “PËR” konceptin e “Maqedonisë Evropiane të Veriut”, gjegjësisht duan të jenë pjesë e “Lidhjes për Evropë”.
“Vetëm kjo është rruga e drejtë për shtetin tonë, të sigurojnë prosperitet ekonomik, siguri sociale dhe qeverisje kulminante të demokracisë dhe të përmbushen pritshmëritë e qytetarëve të cilët i kanë caktuar para politikanëve para pikërisht 31 viteve për shtet të pavarur të Maqedonisë, e cila do të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së”, tha ai.
Ai ka konfirmuar informatat se “po zihet diçka” për hyrjen e ASH-së në Qeveri, por kjo do të varet edhe nga marrëveshja politike. Partia ka hsprehur vullnet politik e cila është “për” koncept evropian të shtetit. A do të hyjë ASH-ja në Qeveri? Po, ka gjasa për këtë. Njejtë siç thanë edhe liderët tjerë politik. E kur do të ndodhë kjo? Varet nga marrëveshja politike. Marrëveshja politike gjithnjë ka dy aspekte, njëra është programi dhe e dyta kuadrot. Derisa nuk ndodhë një gjë e tillë, nuk mund me siguri të themi se do të kemi një partner të ri qeveritar”, tha Kovaçevski. Ai e lë derën hapur për të gjithë ata që duan të kyçen drejt konceptit për Maqedoni të Veriut evropiane.
Dy koncepte
Pas deklaratave të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, se qëllimi është të zgjerohet shumica dhe të krijohet një Aleancë për Evropë, Kovaçevski thotë se në vend ekzistojnë dy koncepte. “Njëri koncept është për Maqedoni të Veriut evropiane, dhe nga ana tjetër, ka koncept të partive politike, këtu janë parase gjithash E Majta dhe robët e tyre VMRO-DPMNE, të cilët janë kundër anëtarësimit në NATO, të cilët e vërtetuan me deklaratat e tyre publike dhe kundër anëtarësimit në BE, që konsideroj se është koncept i gabuar, sepse nuk ofron alternativë. Madje edhe më keq, e Majta ofron një alternativë të unionit euroaziatik, që në asnjë rast nuk është në përputhje me përcaktimet e qytetarëve të vendit tonë”, deklaroi kryeministri./Zhurnal.mk
