30.8 C
Skopje
E enjte, 12 Qershor, 2025

Qeveria shpërbleu 22 sportistë, që të gjithë maqedonas e asnjë shqiptar, zv ministresha akoma në heshtje

Ndër sportistët që do të marrin njohje kombëtare për arritjet e shquara në sport janë Goran Pandev, Darko Pançev, Petar Naumoski, Pero Antiç, Kiril Lazarov, Stojançe Stoilov dhe të tjerë. Sportistët më të suksesshëm maqedonas nesër do të marrin njohje kombëtare për arritjet e shquara në sport. Në listën e shpërblimeve nuk gjendet asnjë ekip apo sportistë shqiptarë

Çmimet do t’u jepen nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri për sport, Borko Ristovski, në një ceremoni solemne që do të mbahet nesër në ndërtesën e Qeverisë.

Me njohje për arritje të shquara në sport do të bëhen ish-futbollistët Goran Pandev, Darko Pançev dhe Ilija Najdoski, ish-basketbollistët Petar Naumoski dhe Pero Antiç, ndërsa nga fusha e handbollit njohje do të marrin Kiril Lazarov, Stojançe Stoilov, Vlado Nedanovski, Petar Angelov, Marko Kiziç, Marko Miševski, Martin Popovski, Valentina Radulović, Elena Gjorgjievska, Indira Kastratoviç, Gordana Načeva, Mirjana Çupiç, Mileva Velkova, Angela Platon, Larisa Kiseleva, Elena Zlatanovska-Muratovska, Klara Boeva.

“Do të shpërblehen sportistët që u bënë kampionë evropianë me Klubin e Rakometit ‘Gjorgje Petrov’ dhe Klubit ‘Vardar’, si dhe sportistët maqedonas që arritën trofe në kupat evropiane ose tituj ndërkontinentalë me ekipet e tyre”, informojnë nga Qeveria.

Sipas dispozitave ligjore, sportisti që ka fituar njohje kombëtare sportive do të marrë një plaketë dhe një shpërblim mujor financiar nga gjysmë deri në një e gjysmë pagë mesatare mujore të paguar nga shteti në vitin e kaluar. (koha.mk)

Të ngjajshme

Të fundit