15.8 C
Skopje
E enjte, 19 Qershor, 2025

QMK: Haraçina dhe Stajkovci më të goditurat nga përm’bytjet

Qendra për Menaxhim me Kriza ka dalë me njoftim për gjendjen e krijuar në Shkup pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, ku siç bëhet e ditur, pjesa më e dëmtuar është Haraçina dhe Gazi Baba apo vendbanimet Haraçina dhe Stajkovci.

Ka pasur vërshime në disa objekte, ndërkaq dëme janë evidentuar edhe në infrastrukturën rrugore dhe në tokën bujqësore.

“Sipas informacioneve dhe fotografive që i marrim nga terreni nga Sektori për operacione dhe koordinim në QMK, reshjet e rrëmbyeshme e kanë kapuar territorin e qytetit të Shkupit, veçanërisht komunat si Haraçinë dhe Gazi Babë, më saktë vendbanimet Hasanbeg dhe Stajkovc. Bëhet fjalë për reshje të shkurtra, por intensive të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme ndaj pronës, objekteve, infrastrukturës dhe tokës bujqësore. Veçanërisht një pjesë e komunës së Haraçinës, ku janë evidentuar vërshime të objekteve dhe tejmbushje të rrugëve me ujë, ku është vërejtur sasi e grumbulluar e dheut dhe mbetjeve të tjera në drejtimin rrugor Haraçinë – Shkup. Sipas informacioneve të deritanishme nuk ka dëme në njerëz”, qëndron në njoftimin e QMK-së.

Bëhet e ditur se drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamet Ali dhe udhëheqësi i Sektorit për operacione dhe koordinim, Goran Stojanovski kanë qenë në koordinim dhe komunikim të vazhdueshëm me shërbimet kompetente dhe institucionet, me qëllim që me kohë të ndjekin dhe reagojnë për situatën./TV21

Të ngjajshme

Të fundit