25.3 C
Skopje
E hënë, 10 Gusht, 2026

Qoku: Ahmeti i lutej Mickoskit, pas Thaçit e konfirmoi edhe Nikollovski!

Deputeti Bekim Qoku ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të BDI-së dhe kreut të saj, Ali Ahmeti, duke thënë se e vërteta tashmë është konfirmuar nga vetë aktorët e bisedimeve politike, informon POPULLI.mk

“Menduh Thaçi, si pjesë e delegacionit të bisedimeve, e konfirmoi. Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE e rikonfirmoi mbrëmë: BDI dhe Ali Ahmeti iu lutën, iu përgjeruan Mickoskit t’i marrë në qeveri, edhe me më pak ministri sesa kërkoi VLEN, madje edhe pa kryetarin e Kuvendit”, tha Qoku.

Ai theksoi se gjithë “piskamat” e përfaqësuesve të BDI-së nuk janë gjë tjetër veçse “inate fëminore pse nuk janë pjesë e pushtetit”.

Sipas tij, beteja e Ali Ahmetit nuk ka të bëjë me interesat e shqiptarëve, por me mbrojtjen e pasurisë dhe privilegjeve të familjes së tij.

“Ali Ahmeti këtë betejë nuk e bën për popullin, por ekskluzivisht për familjen e vet. Ai është i gatshëm të sakrifikojë gjithë shqiptarët vetëm që të ruajë pasurinë e zhvatur padrejtësisht. Rasti Soravia është vetëm maja e ajsbergut të kësaj pasurie”, theksoi deputeti i VLEN-it.

Qoku shtoi se gjatë 22 viteve në pushtet, BDI dhe lideri i saj nuk kanë realizuar asnjë projekt madhor për shqiptarët, ndërsa e vetmja mënyrë për të mbijetuar politikisht, sipas tij, është të kapen pas pushtetit ekzekutiv për të mbrojtur interesat familjare.

“Pjesa tjetër është vetëm propagandë e ulët, e dirigjuar nga ‘nongratat’ e shumtë të Ali Ahmetit”, përfundoi ai.