39.8 C
Skopje
E martë, 22 Korrik, 2025

Qoku: Raporti i Parlamentit Evropian flet për periudhën e BDI-së në pushtet

Deputeti Bekim Qoku ka reaguar lidhur me komentet e fundit të BDI-së rreth raportit të Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se ky raport pasqyron pikërisht periudhën e qeverisjes ku kjo parti ka qenë pjesë e pushtetit, informon POPULLI.mk

“Sa i përket reagimit të fundit të BDI-së, raporti aktual i Parlamentit Evropian është hartuar në fakt për periudhën 2023-2024, i cili pasqyron gjendjen politike dhe sociale të vendit për këtë hark kohor,” shkruan Qoku.

Ai shton se ky është “kulmi i pjesëmarrjes së BDI-së në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, në thellimin e bashkëpunimit BDI-Serbi dhe në zenitin e lulëzimit të ‘Botës Serbe’ në vend.”

Deklarata e Qukut vjen në vazhdën e debateve të ashpra politike mbi përmbajtjen e raportit, ku janë theksuar ngecjet në reformat demokratike, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit