31.8 C
Skopje
E mërkurë, 3 Shtator, 2025

Qytetarët e Tetovës: Bilall Kasami meriton edhe një mandat

Në Tetovë, zëri i qytetarëve është i qartë: ata duan që Bilall Kasami të vazhdojë edhe për një mandat tjetër si kryetar komune. Për ta, puna e tij gjatë këtyre viteve ka qenë e dukshme dhe konkrete, informon POPULLI.mk

“Bilalli ka punuar shumë dhe kjo duhet të vlerësohet. Na ka sjellë ujë të pijshëm, një problem i madh që na e la pa zgjidhur administrata e kaluar. Sot kemi ujë falë tij”, thonë banorët.

Në anën tjetër, për kundërshtarin e tij, Bajram Rexhepin, qytetarët shprehen se nuk e njohin. “Nuk kemi gjë kundër tij, por Bilallin nuk mund ta mposhtë. Ai ka bërë shumë për Tetovën”, shtojnë ata.

Besimi i qytetarëve ndaj Kasamit është i lartë. “Ka punuar aq shumë sa që në zgjedhjet e ardhshme mund t’i fitojë edhe 85% të votave”, shprehen tetovarët.

Mesazhi është i qartë: Tetova kërkon vazhdimësinë e punës së nisur dhe për këtë, sipas qytetarëve, zgjidhja është një tjetër mandat për Bilall Kasamin. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit