-2.2 C
Skopje
E shtunë, 17 Janar, 2026

Qytetarët të revoltuar, të punësuarit në Agjencinë për punësim – komuna Çair nuk e respektojnë orarin e punës (FOTO)

Agjensia për punësim e cila ndodhet në veri (sever) – Komuna Çair ka thuajse çdo ditë grumbull njerëzish të cilët presin për të kryer punë. Por kjo nuk i bën aspak përshtypje punonjëses e cila është e angazhuar për të kryer shërbimet për qytetarët.

Shumica e personave të cilët shkojnë për të kryer punë thonë se çdo ditë bëhet kështu, ku punonjësja nuk e respekton aspak orarin e punës.

“Çdo ditë nga ora 11:00 e deri në ora 13:30 kjo punonjësja del në pauzë, ndërsa qytetarët (ne) presim këtu me orë të tëra. Ajo nuk është askund dhe ne tepër bëhemi nervoz. Si mundet kaq të pa përgjegjshëm të jenë këta punëtorë. Në cilin vit po jetojmë. Të gjithë kemi punë për të kryer”.

Edhe pse pauza shkruan në ora 13:00 punonjësja nuk e respekton orarin e punës duke i lënë të gjithë të presin. Kjo ka shkaktuar revoltë tek qytetarët të cilët kërkojnë heqjen nga puna!

Banorët e kësaj zone kanë thënë se askush nuk i kontrollon të punësuarit dhe për këtë shkak dalin kur të duan e kthehen kur të duan në orarin e punës, e gjithashtu kërkojnë nga organet kompetente që të marrin masa.

Të ngjajshme

Të fundit