35.8 C
Skopje
E martë, 24 Qershor, 2025

Rak’eta iraniane godet një qytet në jug të Izraelit, raportohet për 3 të vde’kur!

Të paktën tre persona u vranë pasi një raketë e lëshuar nga Irani goditi një ndërtesë banimi në qytetin jugor të Beer Sheva. Sipas shërbimeve të emergjencës së Izraelit Magen David Alom (MDA) gjashtë të tjerë po trajtohen me lëndime të lehta deri të moderuara.

“Operacionet ushtarake të Forcave tona të Armatosura të fuqishme për të ndëshkuar Izraelin për agresionin e tij vazhduan deri në minutën e fundit, në orën 4 të mëngjesit”, shkroi Ministri i Jashtëm iranian Seyed Abbas Araghchi në X.

“Së bashku me të gjithë iranianët, falënderoj Forcat tona të Armatosura të guximshme që mbeten të gatshme për të mbrojtur vendin tonë të dashur deri në pikën e fundit të gjakut dhe që iu përgjigjën çdo sulmi armik deri në minutën e fundit”, shtoi Araghchi, përcjell A2 CNN.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shihet se sulmi me raketa iraniane ndaj ndërtesës së banimit shkaktoi një shpërthim masiv dhe re tymi të dendur gri.

Imazhet e pasojave tregojnë mbeturina betoni dhe automjete të shtypura e të djegura që rreshtohen në rrugën përpara ndërtesës së banimit. Fasada e ndërtesës u shkatërrua, duke ekspozuar shtëpitë e dëmtuara brenda. Ekipet e ndihmës së shpejtë mund të shihen duke ecur përmes dëmeve të shumta.

Të ngjajshme

Të fundit