-0.2 C
Skopje
E diel, 1 Mars, 2026

Rakitiç largohet nga Sevilla

Mesfushori i Kroacisë, Ivan Rakitiq mund të konsiderohet futbollist i skuadrës Al-Shabab.

Të martën, skuadra e Sevillas ka konfirmuar marrëveshjen me ekipin nga Arabia Saudite për Rakitiqin.

Ekipi nga La Liga nëpërmjet një njoftimi e ka falënderuar Rakitiqin për kontributin dhe i ka dëshiruar suksese në karrierë me skuadrën e re. Detajet e marrëveshjes për Rakitiqin nuk janë zbuluar por mesfushori po vlerësohet si përforcim i madh tek Al-Shababi.

Sipas raportimeve, Rakitiq ka firmosur kontratë me ekipin saudit deri në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa do të prezantohet pasi ti kryejë kontrollimet mjekësore. 35-vjeçari ishte rikthyer në vitin 2020 te Sevilla, ekip për të cilin kishte luajtur deri në vitin 2014, përpara se t’i bashkohet Barcelonës.

Me fanellën e Sevillas, Rakitiq në total ka regjistruar 323 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 51 gola dhe asistuar 63 herë.

Të ngjajshme

Të fundit