A mund Edi Rama ta bëjë Bujar Osmanin ministër të Punëve të Jashtme në Qeverinë e ardhshme?
Shkruan POPULLI.mk
Në vitin 2022, kryeministri shqiptar kishte deklaruar se “do të isha shumë i lumtur sikur ta kishim në Qeverinë tonë”, duke shprehur vlerësim të lartë për Osmanin. Nëse Rama vendos ta përzgjedhë për këtë post, do të hapte një kapitull të ri për diplomacinë shqiptare, por njëkohësisht do të ngrinte pikëpyetje mbi të ardhmen e Osmanit në skenën politike të Maqedonisë së Veriut.
Nëse një skenar i tillë bëhet realitet, a do të shohë mundësinë doktori për ta lënë Çairin dhe për të ndërtuar një karrierë të re në diplomacinë shqiptare? Dhe çfarë nëse Ramës i kujtohet pikërisht ajo deklaratë e 7 janarit 2022?
Një tjetër çështje që lind është besnikëria e Bujar Osmanit ndaj Ali Ahmetit – a do të pranonte ai të largohej nga strukturat e BDI-së për t’iu bashkuar kabinetit të Ramës, duke i kthyer shpinën liderit të tij politik për një rol të ri në qeverinë shqiptare? / © POPULLI.mk