9.8 C
Skopje
E martë, 21 Tetor, 2025

Rama: Inteligjenca Artificiale, komponent i domosdoshëm në universitetet shqiptare

Kryeministri Edi Rama, përgjatë fjalimit të tij përpara Universitetit Politeknik të Tiranës për bashkëpunimin e këtij të fundit me Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës, u ndal tek rëndësia e Inteligjencës Artificiale.

Përveçse komponentit të barazisë gjinore, Rama u shpreh se është e rëndësishme që në ambientet universitare shqiptare të jetë e integruar dhe AI-ja.

Ndaj, kreu i qeverisë u shpreh se do të ketë përgatitje në buxhetet e ardhsëm për komponentin e rëndësishëm të Inteligjencës Artificiale në universitete. Për pedagogët dhe studentët, Rama u bëri thirrje që ta “përqafojnë” këtë komponent të rëndësishëm.

“Ne do të përgatitemi që dhe në buxhetin e vitit të ardhshëm, e në buxhetet e viteve të ardhshme, të kemi një komponent që të mbështesim, të gjitha sprovat që do ja vlejnë të mbështetën në këtë drejtim dhe për këtë arsye, përfitoj nga rasti t’u bëj thirrje pedagogëve, t’u bëj thirrje studentëve që të angazhohen sa më shumë për të punuar së bashku në funksion të rritjes së komponentit të Inteligjencës Artificiale në të gjithë hapësirat e universiteteve tona”, tha ai.

 

 

Burimi / Botasot.info

Të ngjajshme

Të fundit