14.8 C
Skopje
E mërkurë, 21 Maj, 2025

Rama: Këtë vit, më shumë se 238 mijë nxënës do të përfitojnë libra falas

Më shumë se 238 mijë nxënës do të përfitojnë libra falas këtë vit, falë një buxheti prej mbi 9 milionë dollarë të akorduar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga shpërndarja e librave falas në një shkollë të Tiranës, nismë që synon të lehtësojë barrën financiare për mijëra familje shqiptare.

“Nis shpërndarja e librave shkollorë falas për më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm, një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në prag të vitit të ri shkollor”, shkruan Rama.

Të ngjajshme

Të fundit