9.8 C
Skopje
E martë, 3 Dhjetor, 2024

Rama: Kush nuk e punon tokën do penalizohet

Kryeministri Edi Rama është shprehur se do të penalizohen fermerët që nuk e punojnë tokën.

Rama shtoi se nuk duhet të falet asnjë centimetër tokë e papunuar, pasi sipas tij këtë se lejon asnjë vend.

Sipas Ramës, toka aq sa është private, është edhe pasuri publike e s’mund të lihet djerrë.

“Na tregojnë se në kaq pak vite, në krahasim me kaq shumë probleme të trashëguara, pamë që mund t’ja dalim bashkarisht. Sot kemi ende toka të papunuara, por s’duhet të falim asnjë metër katror tokë bujqësore. Ndaj i kam kërkuar deputetëve të ulen bashkë me ju e të punojnë me Ministrinë e Financave për të vënë një normë ligjore që kush nuk e punon tokën, nuk mund ta lërë djerrë dhe të rrijë rehat e të thojë s’ta jap me qera, s’ja jap kujt ta punojë se dua ta rrethoj ta mbaj me plehra. Këtë se lejon asnjë vend, se toka aq sa është e jotja, private, aq është dhe pasuri publike. S’mund të lihet toka bujqësore me plehra, djerrë”, tha Rama gjatë një takimi me fermerët e Fierit.

Të ngjajshme

Të fundit