Kryeministri i shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se është nderuar me një ftesë personale nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikes, Donald J. Trump, për të përfaqësuar Shqipërinë në bordin e paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar dhe e kryesuar nga vetë presidenti amerikan.
Sipas Ramës, Shqipëria është ftuar si anëtare themeluese e këtij bordi, çka, sipas tij, përbën një arritje të rëndësishme ndërkombëtare dhe një nivel të ri përfaqësimi për vendin, i paimagjinueshëm deri pak vite më parë.
Kryeministri ka shprehur krenarinë për rrugën që ka ndjekur Shqipëria vitet e fundit, duke theksuar se vendi është shndërruar në një shtet dinjitoz dhe të respektuar ndërkombëtarisht. Ai ka vënë në dukje edhe forcimin e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikes, të cilat, sipas tij, kanë arritur një nivel të lartë partneriteti dhe besimi të ndërsjellë.
Rama ka falënderuar Presidentin Trump për ftesën dhe vlerësimin e veçantë ndaj shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të përbashkët në kuadër të këtij mekanizmi të ri ndërkombëtar.
