6.8 C
Skopje
E martë, 15 Tetor, 2024

Rama vendos fokusin tek të rinjtë e PS dhe shtimin e tyre

Kryesocialisti Edi Rama për më shumë se 60 minuta mblodhi në selinë e PS kryesinë e re zgjedhur nga asambleja kombëtare.

Ka kërkuar disiplinë dhe seriozitet në përmbushje të sfidës më të afërt zgjedhjet e 2025 dhe avancimin me projektin PS 2030.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ka mësuar se në fjalën përpara kryesisë së re Edi Rama e vendosi fokusi tek të rinjtë që i janë bashkuar PS dhe shtimin e tyre.

Ka kërkuar nga anëtarët e kryesisë promovimin e platformës Deputeti që Duam.

Sikurse ka përsëritur nevojën e shtimit të përpjekjeve për hapjen akoma edhe më shumë të PS.

Mbledhjes së kryesisë i parapriu një bashkëbisedim me 108 aplikantët e deritanishëm në platformën deputeti që duam nga Rama shpalosi këtë objektiv.

“Anëtarësia jonë është së fundmi nga regjistrimi dhe nga pastrimet e të gjithë të dhënave të dhjetëra verifikimeve e të dhënave të reja, prej rreth 100 mijë anëtarësh, zgjedhësit tanë janë mbi 700 mijë.

Ambicia  jonë është tanimë që votojnë të gjithë shqiptarët, edhe ata jashtë Shqipërisë, ne të synojmë që Partia Socialiste e 2030 të jetë partia e 1 milionë shqiptarëve aktiv, gjë që sigurisht do të kërkojë kohën e vet, por një gjë duhet të lexohet qartë, një rritje e fuqisë sonë përfaqësuese qysh në zgjedhjet e ardhshme. Ama midis 100 mijë anëtarëve dhe thuajse ose mbi 700 mijë zgjedhësve, që mos them thuajse 800 mijë ka një diference shumë të madhe dhe që këta njerëz që nuk janë të regjistruar në Partinë Socialiste janë njerëz që e mbështesin Partinë Socialiste”.

 

Burimi / Top Channel

Të ngjajshme

Të fundit