3.8 C
Skopje
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Ramazani nis sonte, BFI: Taravitë me 20 rekate në të gjitha xhamitë

Sonte, në perëndim të diellit, fillon Ramazani, muaji i agjërimit. Dita e parë e agjërimit është të enjten më 19 shkurt, ndërsa namazi i parë i taravisë do të jetë sonte, më 18 shkurt. Pas përfundimit të Ramazanit, Bajrami i Fitrit është të premten më 20 mars, transmeton Portalb.mk.

Agjërimi i muajit të Ramazanit është një nga shtyllat e Islamit dhe një obligim për çdo burrë dhe grua myslimane të rritur, nga agimi deri në perëndim të diellit. Ramazani është muaji i nëntë në kalendarin islamik. Në atë muaj filloi shpallja e Kuranit, në natën e bekuar të Kadrit.

Bashkesia Fetare Islame e Maqedonisë (BFI) ka theksuar që namazi i taravisë në të gjitha institucionet të falet me 20 rekate.

Xhamitë që do të realizojnë aktivitete të ndryshme, duhet të marrin leje nga BFI-ja, ndërsa mysafirët duhet të thirren pas lejes së Myftinisë.

“Mysafirët – Teologët nga jashtë vendit të jenë të ftuar nga Muftinitë përkatëse dhe Rijaseti i BFI e RMV-së. Të gjithë nëpunëist fetarë të jenë të autorizuar me Autorizim nga Muftinia përkatëse, ose me Dekret nga Reisul-Ulema i BFI e RMV-së”, theksohet në kumesën e BFI-së.

Ramazani është i lidhur edhe me sadakanë (lëmoshën) e fitrit, obligim i çdo myslimani dhe gruaje të rritur që ka ushqim të tepërt pas një dite të ngrënë gjatë Ramazanit.

BFI-ja ka përkujtuar se sasia e sadekatul fitrit do të ndahet në katër kategori (600, 500, 400 dhe 300 denarë), duke rekomanduar që zekati dhe sadekatul fitri të jepen në fondin e mirëmbajtjes së Shkollave Fetare Islame – Medresenë Isa Beu dhe Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup.

Ndryshe, taravia e parë në Shkup do të fillojë në ora 18:43, ndërsa teravitë tjera do të jenë dy orë pas iftarit.

Falja e namazit të sabahut gjatë muajit të Ramazanit do të jetë 30 minuta pas imsakut.

Bashkësia Fetare Islame ka paralajmëruar se për Muajin e Ramazanit do të bëhet hapja e xhamisë së re në Shkup.

Të ngjajshme

Të fundit