4.8 C
Skopje
E premte, 13 Mars, 2026

Ramiz Lladrovci sfidon partinë: ‘Nuk ka bir nëne që më largon nga PDK-ja’

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci në një debat televiziv ka thënë se “Nuk ka bir nëne që më largon nga PDK-ja”, informon POPULLI.mk

Në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë ka shumë spekulime se kush nga PDK do të kandidojë pë Drenasin. Kryetari aktual, Ramiz Lladrovci nuk lëshon pe, por nga ana tjetër kryetari i partisë, Memli Krasniqi ka vendosur që Sami Lushtaku të jetë numri 1 për zgjedhjet në Skenderaj dhe kjo mund të çojë pluhur sepse Lushtaku përkrah kundërkandidatin e Lladrovcin dhe këta dy së fundmi nuk i kanë raportet mirë.

Ramiz Lladrovci më herët kishte thënë se do të jetë kryetar për 2 mandate, ndërsa tani përsëri dëshiron të jetë kryetar për mandatin e 3-të në këtë komunë. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit