9.8 C
Skopje
E premte, 17 Tetor, 2025

Ramosaj rizgjidhet kryetar i Deçanit, Haradinaj: “Fitore e merituar”

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj për mandatin e ri qeverisës në këtë komunë.

Haradinaj e ka cilësuar Deçanin si të pakontestueshëm për fitoren e subjektit të tij, transmeton KosovaPress.

“Deçani i pakontestueshëm për fitoren e Aleancës dhe për vazhdimin e qeverisjes së Bashkim Ramosajt edhe për një mandat tjetër katërvjeçar. E urova kryetarin Ramosaj për këtë fitore të merituar dhe për punën e palodhshme që ka bërë për Deçanin. Nga sot, puna vazhdon me të njëjtin përkushtim dhe energji”, ka shkruar ai.

Nga të dhënat preliminare të KQZ-së, Bashkim Ramosaj ka fituar pa balotazh ku ka marrë 51.57% të votave në këtë komunë në zgjedhjet lokale duke lënë prapa

Jeton Mushkolajn e LDK-së me 21.12% dhe Natyra Kuçin nga PSD me 11.73%.

 

Burimi: botasot.info

Të ngjajshme

Të fundit