Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një fotografi ku shihen anëtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të Aleancës për Shqiptarët në një tryezë duke pirë kafe e duke buzëqeshur, informon POPULLI.mk
Por kjo fotografi e publikuar nuk është pritur mirë nga disa simpatizantë e posaqërisht nga ata të ASH-së. Mes tyre që e kanë komentuar negativisht fotografinë ka qenë edhe Gadaf Uzairi, i pari ndër themeluesit e degës së ASH-së në Tetovë. Ky i fundit është shprehur kështu:
Kohëve të fundit është përfolur edhe për një përçarje brenda ASH-së e cila siç po duket do të dalë e vërtetë. Kryetari i partisë, Arben Taravari thuhet se nuk i ka raportet e mira me Ziadin Selën dhe familjarin e tij, ministrin e Drejtësisë, Krenar Lloga.
© POPULLI.mk
