6.8 C
Skopje
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Reagon gazetari Furkan Saliu për aksidentin ku u lënduan 13 persona!

Evladi është i shenjtë dhe çdo prind do të kishte bërë gjithçka për fëmijën e vet, por kur tenton t’ia mbulosh gabimet vetëm se i bën dëm evladit tënd.

Djaloshi në moshë të mitur i pronarit të një portali shqiptar, vozit në rrugë lokale mbi 130 km/h dhe aksidenton 2 vetura duke lenduar rëndë 13 persona, në mesin e të cilëve edhe katër fëmijë.

Çka bënë prindi i brengosur? Në vend se të thirr familjarët dhe të interesohet për gjendjen shëndetësore, ai thirr për t’iu ofruar para që ta ndryshojnë deklaratën qe ai ti përdor lidhjet e tij për ta ndryshuar raportin policor.

Të kishe thirr zotëri për të pyetur për gjendjen shëndetësore do të kuptojë se gruaja më e moshuar në veturë nesër duhet të kryej 3 operacione në një ditë. Do ta kishe ditur se 3 prej 13 personave janë në gjendje të rëndë dhe ndoshta do të vinte turp te ofrosh para që të ndryshohet deklarata.

Djali është i ri, ka bërë gabim, por duke tentuar që t’ia mbulosh gabimin nesër unë mund të jem viktima e tij.
Përveç këtij veprim të turpshëm, i njëjti person nuk ka lënë media pa thirr’ që ta largojnë lajmin për aksidentin. Pra i nderuar, urdhëro fshije këtë post.

E për #MPB kam një mesazh… Mos e dëgjoni prindin se ai vepron me emocione, kryeni punën profesionalisht deri në fund se nesër ose do të përgjigjeni ose do të jeni viktima e radhes nga ndonjë aksident tjetër trafiku.

Të ngjajshme

Të fundit