3.8 C
Skopje
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Real Madrid fiton ‘Superkupën’ e Europës, mposht Atalantën

Real Madridi është fitues i Superkupës së Evropës.

Kampioni i Evropës, Reali, ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj fituesit të Europa League, Atalantës.

Finalja e Superkupës së Evropës është luajtur në Varshavë.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka treguar lojë të mirë me Atalantën.

Gjimshiti është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 64-të.

Në minutën e 24-të, traversa e shpëtoi pa pësuar gol Real Madridin.

Në minutën e 45+1, Rodrygo brenda 16-shit por goditja e tij u ndal nga traversa e Atalantës.

Pjesa e dytë ishte fatale për skuadrën nga Bergamo,

Në minutën e 59-të, Valverde realizoi pas asistimit të Vinicius.

Pas nëntë minutave (68’) Kylian Mbappe shënoi golin e parë në ndeshjen zyrtare për Realin. Mbape debutoi me gol, duke shënuar gol të bukur pas asistimit të Bellingham, 2:0.

Djelmoshat e trajnerit Carlo Ancelottit festojnë trofeun në edicionin e ri, ndërsa Atalanta nuk ia doli në këtë përballje.

Të ngjajshme

Të fundit