Agjencia e njohur e marketingut “Euromericas Sport” ka bërë një renditje të dhjetë klubeve që shitën më shumë fanella në vitin 2025.
Vlen të përmendet se skuadra amerikane Inter Miami është në 5 më të mirët. Edhe pse futbolli në Shtetet e Bashkuara nuk është sporti më i shikuar, mbërritja e Lionel Messit në Florida në vitin 2023 ka rritur ndjeshëm interesin për ekipin e David Beckham, transmeton GazetaBlic Sport.
Renditjen e “mbyll” skuadra e Cristiano Ronaldos – Al Nassr. Në vendin e parë për sa i përket fanellave më të shitura është Real Madridi, i ndjekur nga rivali i tyre i madh katalanas, Barcelona. I treti është kampioni aktual evropian i klubeve, PSG, dhe pak mbi Inter Miami është gjiganti gjerman Bayern Munich.
Renditja e plotë:
Real Madrid – 3,133,000
Barcelona – 2,940,000
Paris Saint-Germain – 2,546,000
Bayern Munich – 2,377,000
Inter Miami – 2,166,000
Boca Juniors – 1,933,000
Manchester United – 1,855,000
Flamengo – 1,677,000
Chelsea – 1,422,000
Al-Nassr – 1,281,000
