Real Madridi ka “shkelur” Gironan në ndeshjen e drejtpërdrejt për liderin e La Ligas.
“Mbretërit” fituan 4:0 të shtunën.
Jude Bellingham realizoi dy gola, ndërsa nga një e shtuan brazilianët Vinicius Junior dhe Rodrygo.
Skuadra e Carlo Ancelottit është lidere me 61 pikë pas 24 ndeshjesh. Girona tani mbetet me pesë pikë prapa në pozitën e dytë. Barcelona si e treta me 23 ndeshje ka 50 pikë.
Burimi © KOHA.