12.8 C
Skopje
E premte, 18 Tetor, 2024

Regjim trafiku në Tetovë, po xhirohet një film turk

Nga ora 19 deri në orën 6 nesër në Tetovë do të ketë regjim trafiku për shkak të xhirimit të një filmi. SPB Tetovë informon se regjimi i trafikut do të vendoset në një pjesë të rrugës “Kuzman Josifovski Pitu” dhe udhëkryqi me rrugën “Radovan Conik”.

Regjimi në trafik në periudhën e theksuar do të rregullohet dhe kontrollohet nga efektivë të policisë.

Për regjimin e trafikut njoftoi edhe shtëpia prodhuese që e xhiron filmin “Ender Jempimçiklik film” me seli në Stamboll, së bashku me produksionin DNF Film SHPKNJP Shkup.

Një pjesë e skenave të filmit të titulluar “Era e së kaluarës” me regji të Serkan Ozarsllaan do të xhirohet në Tetovë. Filmi një kohë të gjatë xhirohet në Tetovë dhe Shkup dhe pas premierës në Turqi, planifikohet të ketë premierë edhe në Maqedoni. Në film luajnë aktorë të njohur nga Turqia, por edhe nga vendi ynë, thuhet në njoftimin e DNF Film SHPKNJP Shkup.

Të ngjajshme

Të fundit