6.8 C
Skopje
E martë, 12 Nëntor, 2024

Rexhepi: Kovaçevski më thirri, por asnjëherë nuk i kam kërkuar drejtori

Deputeti i Kuvendit, Kastriot Rexhepi, i ftuar sonte në panelin e emisionit Click Plus, në TV21, tha se ai pasi u nda nga grupi i Lëvizjes Besa, është ftuar nga kryeministri Kovaçevski gjatë formimit të Qeverisë, por ai nuk i ka kërkuar ndonjë funksion publik.

“Që kur kam hyrë në Qeveri nuk kam marrë asnjë drejtori. Kryeministri Kovaçevski më ka ftuar edhe mua bashkë me partitë e tjera politike që i thërriste për konsultime për t’iu prezantuar atyre pikat programore, po ashtu më ka ftuar edhe mua. Por, unë në asnjë moment nuk i kam kërkuar ndonjë drejtori për shkak se jam edhe individ, jo subjekt politik.”- tha Rexhepi.

Të ngjajshme

Të fundit