13.8 C
Skopje
E mërkurë, 21 Maj, 2025

Rey Manaj protagonist, Shqipëria fiton pastër 3:0

Shqipëria ka triumfuar bindshëm ndaj Andorrës në një ndeshje të zhvilluar në shtëpi, duke siguruar një fitore të merituar, shkruan POPULLI.mk

Kuqezinjtë dominuan gjatë gjithë takimit, duke krijuar raste të shumta dhe duke kontrolluar lojën me superioritet.

Protagonist kryesor i kësaj fitoreje ishte Rey Manaj, i cili realizoi dy gola dhe golin e tretë në fund të takimit e shënoi Myrto Uzuni ndërsa në sulm shkëlqeu edhe Armando Broja, duke vënë në vështirësi mbrojtjen kundërshtare.

Megjithatë, ndeshja u luajt në një atmosferë të tensionuar për shkak të bojkotit të tifozëve “Kuq e Zi”, të cilët refuzuan të mbështesin ekipin nga tribuna. Përveç mungesës së tyre në stadium, ata shprehën hapur pakënaqësinë e tyre duke fyer Presidentin e FSHF-së, Armand Dukën.

Ky protestim erdhi si shenjë revolte ndaj drejtuesve të federatës dhe vendimeve të saj, për të mos i dhënë bileta tifozëve më besnik të kombëtares si më parë. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit