Rezervat zyrtare ndërkombëtare të Bankës Qendrore Turke arritën nivel të ri rekord prej 183 miliardë dollarësh që nga 26 shtatori, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, transmeton Anadolu.
Rezervat u rritën me 2.3 për qind ose 4.1 miliardë dollarë, nga 178.85 miliardë dollarët e javës së kaluar, tha Banka Qendrore.
Rezervat në valutë të huaj në valuta të konvertueshme u rritën me 2.1 për qind në 79 miliardë dollarë krahasuar me javën e kaluar.
Rezervat e arit të bankës, përfshirë depozitat e arit dhe ato të shkëmbyera me ar u rritën me 2.7 për qind në 96.3 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë.
Ndërkohë, pozicioni total i rezervave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të drejtat speciale të tërheqjes ranë me 0.4 për qind duke arritur në 7.7 miliardë dollarë.
