17.8 C
Skopje
E mërkurë, 20 Maj, 2026

Rezoluta për Iranin kalon Senatin, pritet beteja në Dhomën e Përfaqësuesve

Senati amerikan mbrëmë miratoi një rezolutë për kufizimin e kompetencave ushtarake të presidentit të SHBA-së, me të cilën praktikisht do t’i jepej fund luftës me Iranin, përveç nëse presidenti Donald Trump merr miratim nga Kongresi amerikan.

Rezoluta u miratua me 50 vota “pro” dhe 47 “kundër”, ndërsa katër republikanë votuan së bashku me demokratët në mbështetje të masës.

Rezultati paraqet fitore për ligjvënësit që besojnë se Senati dhe Kongresi, e jo presidenti, duhet të kenë autoritetin për të dërguar trupa amerikane në luftë, ashtu siç parashikohet me Kushtetutën amerikane.

Megjithatë, rezoluta duhet të kalojë edhe procedura të tjera ligjvënëse, përfshirë votimin në Dhomën e Përfaqësuesve, ku republikanët kanë shumicën, si dhe mundësinë e vetos presidenciale.

Senatori Tim Kaine, propozues i rezolutës, deklaroi se armëpushimi aktual i jep mundësi Trumpit që t’i paraqesë argumentet e tij para Kongresit.

Të ngjajshme

Të fundit