Sot nënshkrova kontratën me kompaninë “Fluid Proekt” për rikonstruktimin e Stadiumit të Çairit, një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën sportive të komunës sonë.
Punimet do të përfundojnë brenda një afati prej 45 deri në 60 ditësh, duke mundësuar funksionalizimin e stadiumit për sezonin e ardhshëm sportiv dhe krijimin e kushteve të denja për të rinjtë dhe sportistët tanë.