2.8 C
Skopje
E enjte, 21 Nëntor, 2024

RMV / 71% e të rinjve kanë provuar bixhozin, hulumtimi që ngre shqetësime serioze

Numri i të rinjve që luajnë lojëra fati në Maqedoninë e Veriut është mjaft i madh. Madje, 71% e 214 pjesëmarrësve në anketën onlajn deklaruan se kishin luajtur lojëra fati dhe 17.8% e tyre thanë se ishin të varur nga bixhozi. Rreth 50% e të anketuarve luajnë lojëra fati çdo ditë

Evis HALILI

Shkup, 20 nëntor – Përqindje e madhe e të rinjve në Maqedoninë e Veriut tashmë kanë fituar varësi nga luajtja e lojërave të fatit, është theksuar në konferencën për shtyp të Shoqatës HOPS – Opsione për jetë të shëndetshme – Shkup, e cila i ndan rezultate nga hulumtimi “Të rinjtë dhe shprehitë e tyre për baste në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Serbi”, si dhe rekomandimet e tyre kundër varësisë nga lojërat e fatit tek të rinjtë. Mes tyre, janë që lojtarët të informohen për rrezikun e lojërave të fatit, të vendosen programe parandaluese, por edhe vendosje e programeve për mjekim nga bixhozi.

“Është e qartë se numri i të rinjve që luajnë lojëra fati në Republikën e Maqedonisë së Veriut është mjaft i madh. Madje 71% e 214 pjesëmarrësve në anketën onlajn deklaruan se kishin luajtur lojëra fati dhe 17.8% e tyre thanë se ishin të varur nga bixhozi. Rreth 50% e të anketuarve të fokus grupit luajnë lojëra fati çdo ditë. Kjo tregon një probabilitet të lartë që një përqindje e konsiderueshme e të rinjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut tashmë kanë fituar varësinë nga loja e fatit”, u tha në këtë ngjarje.

Vllatko Dekov, hulumtuesi kryesor i HOPS, informoi se në hulumtimin onlajn, pjesa më e madhe e të anketuarve (44.4%) kanë thënë se luajnë lojëra të fatit për shkak të argëtimit. Megjithatë, nuk është i vigël numri edhe i atyre që janë përgjigjur se luajnë që të fitojnë para (24.8%) dhe për shkak se shumica e miqve të tyre luajnë (16%). Dymbëdhjetë për qind kanë thënë se luajnë lojëra të fatit për shkak se janë të varur nga adrenalina. Në bazë të konstatimeve nga analiza e kornizës juridike për lojëra të fatit në Maqedoninë e Veriut dhe në bisedën me pjesëmarrësit nga grupi i fokusuar dhe hulumtimit të bërë onlajn me 214 persona më të rinj se 25 vjeç që luajnë lojëra të fatit, janë vërtetuar disa rekomandime.

Rekomandohet që Ministria e Shëndetësisë të hapë programe për trajtimin e varësisë nga bixhozi, Ministria e Arsimit të prezantojë programin e duhur për parandalimin e varësisë në programin mësimor në shkollat ​​fillore dhe të mesme, të vendosë sanksione më të rrepta për mosrespektim të dispozitave të Ligjit, sidomos ato që ndalojnë pjesëmarrjen e të miturve në lojërat e fatit dhe ndalimin e servirjes së alkoolit për të miturit dhe sigurimin e zbatimit më të rreptë të këtyre dispozitave. Të ndalojë çdo formë reklamimi të basteve në median e shkruar dhe elektronike (sipas shembullit të ndalimit të reklamimit të cigareve). Hulumtimi është bërë në kuadër të projektit rajonal “Rinia dhe bixhozi”, i implementuar nga HOPS – Options for a Healthy Life Skopje në partneritet me “Labyrinth” nga Kosova dhe “Prevent” nga Serbia, me mbështetjen e Fondit të Ballkanit Perëndimor. U theksua se dispozita të tilla ligjore mungojnë në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë.

“Në të tre vendet nuk ka zbatim rigoroz të legjislacionit ekzistues dhe të anketuarit shpesh dëshmojnë se të miturit luajnë lojëra fati”, është theksuar.

 

Burimi / koha.mk

Të ngjajshme

Të fundit