6.8 C
Skopje
E enjte, 12 Shkurt, 2026

RMV / Dhjetori me mbi 59 mijë turistë, 63.3% të huaj

Në Maqedoninë e Veriut u regjistruar rritje e numrit të turistëve të huaj për 10.3 përqind, ndërsa numri i turistëve vendor ka shënuar ulje për 2.2 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar – dhjetor 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, gjithsej numri i turistëve është rritur për 6.0%, respektivisht: te turistët vendor është zvogëluar për 2.2 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 10.3%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Vetëm në muajin dhjetor janë regjistruar 59 521 turistë, ashtu që 63.3 përqind e turistëve janë të huaj.

“Të dhënat për numrin më të madh të turistëve të huaj sipas vendeve të origjinës në muajin dhjetor të vitit 2025: nga Turqia 7 303, nga Bullgaria 5 214, nga Serbia 4 736 dhe nga Greqia 3 438”, raportoi Enti.

Të ngjajshme

Të fundit