28.5 C
Skopje
E premte, 7 Gusht, 2026

RMV / Hapet aplikimi për shujta studentore për vitin akademik 2025/2026

Prej nesër e deri më 5 janar do të jetë e hapur mundësia që studentët e Maqedonisë së Veriut të aplikojnë për shujta studentore në Ministrinë për Arsim dhe Shkencë, transmeton Portalb.mk.

“Afati për të drejtën e shujtës studentore për vitin 2025/2026 do të zgjat prej 1 deri 5 nëntor të vitit 2025”, raporton Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Këtë të drejtë mund ta shfrytëzojnë studentët e rregullt në universitete shtetërore dhe private.

Aplikimi bëhet në formë elektronike përmes adresës https://e-uslugi.mon.gov.mk, ndërsa për mbështetje gjatë aplikimit studentët do të mund të paraqiten në adresën subvencioniran.obrok@mon.gov.mk.