12.8 C
Skopje
E enjte, 10 Tetor, 2024

RMV / Qytetarët në hall të madh me përmbaruesit

Nga fillimi i vitit deri tani, në zyrën e Avokatit të popullit kanë arritur gjithsej 450 ankesa nga fusha e drejtësisë, ndërkaq rreth gjysma e tyre janë për punën e përmbaruesve. Për këtë arsye Naser Zyberi në Qeveri ka dorëzuar iniciativë për hartimin e një projektligji për plotësimin e Ligjit për Përmbarim në pjesën e kamatës në procedurat përmbaruese. Me këtë nismë propozohet që kamata ndëshkuese të mos jetë më e madhe se borxhi kryesor.

“Nëse kihet parasysh gjendja ekonomike e borxhlive, ata nuk janë në gjendje thuajse asnjëherë të sigurojnë mjete të mjaftueshme që ta mbyllin borxhin për njëherë ndaj kreditorit, përfshirë këtu edhe shpenzimet në noter dhe avokatë e kështu me radhë. Vijnë në situatë që në mënyrë permanente, gjithë jetës të jenë borxhlinj. Gjithsesi të paguajnë këste gjithë jetën dhe asnjëherë të mos lirohen nga kjo”, tha në ClickPlus në TV21, Naser Zyberi, Avokat i Popullit.

Zyberi thotë se nga institucionet ende nuk ka reagim ndaj iniciativës së tij.

“Kuvendi një herë ka shfaqur vullnet në vitin 2020 kur bëri ndryshime në Ligjin për marrëdhënie obligative, ku rregullohen kamatat edhe në Ligjin për përmbarim dhe atëherë u limitua kamata, ndërsa ne propozimin e njëjte po e rekomandojmë edhe për kamatën ndëshkuese, e cila thotë se kur ta arrijë lartësinë e borxhit bazë, të ndalojë të llogaritet kamata”, theksoi Naser Zyberi, Avokat i Popullit.

Në të kaluarën ka pasur tentativa për shlyerjen e borxheve, por nuk kanë qenë aq të suksesshme, sepse qeveria mund t’i udhëzojë kompanitë private të shlyejnë borxhet apo kamatat, por nuk mund t’i detyrojë ligjërish dhe një pjesë e madhe e detyrimeve janë pikërisht nga këto kompani, borxhe për energjinë e konsumuar, shërbimet e telefonisë mobile dhe fikse.Iniciativa është dorëzuar në Qeveri, ndërsa Zyberi pret që ekzekutivi por edhe deputetët ta shqyrtojnë seriozisht kërkesën.

Të ngjajshme

Të fundit