1.8 C
Skopje
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Roma shkarkon Mourinhon!

Klubi italian AS Roma ka zyrtarizuar ish-kapitenin e skuadrës Daniele De Rossin, si trajner të ekipit deri në fund të sezonit.

Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale nga vetë klubi, duke njoftuar se De Rossi ka marrë udhëheqjen e ekipit deri në qershor të këtij viti.

Emërimi i tij vjen në po të njejtën ditë në të cilën u shkarkua portugezi Jose Mourinho nga klubi italian.

Shkarkimi i portugezit erdhi pas humbjes 3-1 të Romës kundër Milanit në Serie A.

Aktualisht Roma gjendet në vendin e 9-të të ligës elitare italiane, me 29 pikë të grumbulluara nga 20 ndeshje të luajtura deri më tash në këtë edicion.

Të ngjajshme

Të fundit