7.8 C
Skopje
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Rrëzohet një aeroplan i ushtrisë turke në provincën Kayseri, humbin jetën dy pilotë

Një aeroplan i ushtrisë turke që përdorej për stërvitjen e pilotëve të rinj, është rrëzuar në provincën qendrore Kayseri.

Nga rrëzimi i aeroplanit raportohet të kenë humbur jetën dy ushtarë, ka njoftuar ministria turke e Mbrojtjes.

Bëhet fjalë për aeroplanin SF-260, i cili ishte ngritur në ajër nga baza ajrore në Kayseri me dy pilotë në bord që po kryenin stërvitje.

Ekipet e shumta emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjetën dy pilotët e vdekur.

Të ngjajshme

Të fundit