-1.2 C
Skopje
E mërkurë, 21 Shkurt, 2024

Rritje vjetore prej 5.1 për qind të mbështetjes së përgjithshme të kredive, nga 8.7 për qind të depozitave

Në dhjetor të vitit 2023 totali i kredive ka shënuar rritje mujore prej 1.3 për qind si rezultat i rritjes së kreditimit për të dy sektorët, me një kontribut më të madh nga sektori i korporatave. Rritja vjetore e kredive është 5.1 për qind dhe del nga rritja e kreditimit për të dy sektorët, më e theksuar në sektorin “amvisëri”, bëri të ditur sot Banka Popullore.

Në dhjetor, kredia për individë ka shënuar një rritje të vogël prej 0.5 për qind në bazë mujore dhe kjo është reflektim i rritjes së kreditimit në valutë. Rritja vjetore e këtyre kredive është 6.7 për qind dhe më së shumti vjen si pasojë e rritjes së kreditimit në valutë, ndërsa rritje kanë shënuar edhe kreditë në denarë.

Sipas të dhënave të BP, në dhjetor, sa i përket qëllimit të kredisë për individët, kredia konsumatore dhe ajo e banesave, si kategoritë më të përfaqësuara shënuan rritje mujore përkatësisht me 1.1 për qind dhe 1.4 për qind me rritje vjetore prej 6.5 për qind dhe 10.5 për qind.

Në dhjetor, kredia për automjete shënon rritje mujore dhe vjetore prej 2.7 për qind dhe 11.4 për qind. Këtë muaj, kartelat kreditore pësuan një rënie mujore dhe vjetore përkatësisht me 1.9 për qind dhe 4.7 për qind.

Gjithashtu, në dhjetor norma negative në llogaritë rrjedhëse në muajin dhjetor janë ulur me 13.8 për qind në bazë mujore, ndërsa në bazë vjetore kanë shënuar rritje të vogël prej 0.6 për qind. Në dhjetor, kreditë e miratuara mbi baza të tjera janë më të ulëta me 2.5 për qind dhe 19.3 për qind në bazë mujore dhe vjetore.

“Kreditë në sektorin korporativ janë rritur për 3.2 për qind në dhjetor në krahasim me muajin paraprak, si rezultat i kredive më të larta të aprovuara në denarë dhe në valutë, me kontribut më të madh të kredive në denarë. Rritja vjetore prej 3.3 për qind në tërësi është rezultat i rritjes së kredisë në denarë”, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore.

Totali i depozitave të sektorit të korporatave në dhjetor 2023 shënon rritje prej 6.6 për qind në bazë mujore. Ndryshimi në rritje është kryesisht reflektim i rritjes së parasë depozituese me një kontribut më të vogël pozitiv të depozitave afatgjata dhe afatshkurtra në valutë, në kushte të rënies së depozitave afatgjata dhe afatshkurtra në denarë. Në krahasim me dhjetorin e vitit 2022, rritja e depozitave është 13.2 për qind, më së shumti si pasojë e rritjes së parave depozituese, me një kontribut shtesë të depozitave afatshkurtra në valutë dhe në denarë dhe depozitave afatgjata në denarë.

Në dhjetor vitin e kaluar, gjithsej depozitat e ekonomive të amvisërisë shënuan rritje mujore prej 3.5 për qind, që më së shumti është si rezultat i rritjes së parave depozituese, ndërsa efekt pozitiv kanë edhe depozitat afatgjate në valutë dhe denarë, ndërsa depozitat afatshkurtra në denarë dhe në valutën denarë ka shënuar rënie. Në bazë vjetore, depozitat e ekonomive të amvisërisë shënuan rritje prej 7.9 për qind, që vjen si shkak i rritjes së depozitave afatgjata në valutë dhe denarë, si dhe parave depozituese në kushte të rënies së depozitave afatshkurtra në valutë dhe denarë.

[bsa_pro_ad_space id=1]

[bsa_pro_ad_space id=2]

Të ngjajshme

[bsa_pro_ad_space id=2]

[bsa_pro_ad_space id=1]

Të fundit