5.8 C
Skopje
E diel, 8 Shkurt, 2026

Sa mund ta dëmtojë Arjanit Hoxha – Bilall Kasamin !?

Dihet se Arjanit Hoxha ka qenë krahu i djathtë i kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Por, me ardhjen e Fatmir Limanit në parti duket se ndryshuan hesapet. Kasami e zëvendësoi Hoxhën me këtë të fundit, duke shtrirë aktivitetet e Besës edhe në Kërçovë, atje ku ishte më e dobët në krahasim me Tetovë e Shkup, informon POPULLI.

Por, lins pyetja: Me daljen nga Lëvizja Besa dhe me themelimin e partisë së re PDE të Arjanit Hoxhës me disa nga aktivistët dhe ish partiakë të Lëvizjes Besa, a do t’i bëj dëm LB-së apo në një të ardhme të afërt do të zhduket nga skena politike?

Nga ana tjetër ka zëra se Arjanit Hoxha do të bashkohet me BDI-në në ‘frontin europian’ në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Se sa do të jetë kjo e mirëpritur për qytetarët mbetet të shihet, duke e ditur faktin se Hoxha ka qenë njëri ndër më kritikuesit ndaj BDI-së! / POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit