Sekretari shtetëror në Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Sabriu, po merr pjesë në sesionin e 70-të të Komisionit për Statusin e Gruas, i cili këtë javë po mbahet në Nju Jork në kuadër të Kombeve të Bashkuara.
Përmes një postimi, Sabriu bëri të ditur se në këtë ngjarje globale po marrin pjesë përfaqësues nga e gjithë bota, të cilët ndajnë përvojat dhe politikat e tyre për avancimin e statusit të gruas në shoqëri.
Ai theksoi se është krenar që përfaqëson Maqedoninë e Veriut në këtë sesion të rëndësishëm, ku ka mundësinë të prezantojë politikat dhe përkushtimin e vendit për barazi gjinore dhe fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri.
