11.8 C
Skopje
E martë, 10 Nëntor, 2026

Sali: Ligji për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe po bëhet realitet

Zv. kryeministri i Qeverisë së RMV-së, Bekim Sali sot ka njoftuar se qeveria sot ka dhënë dritë të gjelbër për Ligjin për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe

“Ligji për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe po bëhet realitet.

Sot, në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ligjit iu dha drita e gjelbër!

Pas 35 vitesh pritje, një e drejtë e merituar po bëhet realitet”, njofton Sali./Telegrafi/ përcjell Zhurnal.mk .