15.8 C
Skopje
E shtunë, 31 Maj, 2025

Saliu: Çairi nuk pastrohet me fshesë 5 muaj para zgjedhjeve!

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar në lidhje me përplasjen mes Kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, dhe Kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, duke theksuar se problemi kryesor nuk qëndron vetëm te institucionet qendrore, por te vetë qasja lokale dhe mungesa e vizionit urban, informon POPULLI.mk

“Çairi do të ishte më i pastër nëse nuk do të mendohej për pastërtinë vetëm 5 muaj para zgjedhjeve,” shkruan Saliu, duke kritikuar politikat e momentit dhe mungesën e një strategjie afatgjate.

Sipas tij, problemet me infrastrukturën, pastërtinë dhe kaosin urban janë pasojë e një qeverisjeje të përqendruar në interesat afatshkurtra dhe jo në zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

“Në Çair, njerëzit nuk do të vriteshin për parking nëse do të kishim menduar në kohë se çfarë komune duam të ndërtojmë.”

Saliu vlerëson se Çairi kishte potencial të ishte një nga zonat më të shtrenjta dhe më të kërkuara në Shkup, madje më i lakmueshëm se Vodno, por ky potencial është shkatërruar nga ndërtime pa plan dhe përfitime jashtë ligjit.

“Çmimi i banesave në Çair do të ishte më i lartë se në Vodno nëse do të ndërtohej me mend dhe me plan. Ama në vend se profiti të shkojë tek investitori dhe të rritet cilësia e ndërtimit, ai ka shkuar diku tjetër, dhe investitori është detyruar të nxjerrë investimin me çdo kusht.”

Në përfundim, gazetari u bën thirrje qytetarëve dhe institucioneve lokale që të ndalojnë së kërkuari fajtorë te të tjerët dhe të reflektojnë mbi vetë rolin e tyre në krijimin e realitetit aktual.

“Çka do që të bëni, fajin kërkojeni tek vetvetja. Danella ka vetëm 4% pjesëmarrje në këtë storje.”

Ky reagim i drejtpërdrejtë vjen në një moment kur përplasjet politike dhe institucionale po marrin ton të ashpër, ndërsa zgjedhjet lokale afrohen dhe qytetarët kërkojnë përgjegjësi, jo vetëm retorikë. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit